Virtualizim Sistemesh

iTeam ofron konsulencë, implemetim dhe mirëmbajtje të sistemeve të virtualizuara në Vmware dhe HyperV.  Sistemet e virtualizuara janë implementuar në disa prej klientëve tanë duke ofruar qëndrueshmëri të sistemeve në server dhe siguri më të madhe të informacionit.

Teknologjia e Virtualizimit është ndoshta çështja më e rëndësishme në fushen e IT e cila ka filluar me një ndryshim total të industrisë informatike. Ndërgjegjësimi në rritje nga avantazhet e ofruara nga teknologjia e Virtualizimit rrjedh nga faktorë ekonomikë , burimeve të pakta, rregulla menaxhuese dhe konkurrenca. Virtualizimi është duke u përdorur nga një numër në rritje i organizatave për të reduktuar konsumin e energjisë dhe nevojave të ajrit të kondicionuar, si dhe të reduktoje hapësirën ne dispozicion te Server Data Room. Virtualizimi gjithashtu siguron disponueshmërinë e lartë për aplikimet kritike dhe riorganizon aplikimit dhe migrimet. Virtualizimi mund të thjeshtojë operacionet IT dhe të lejojë organizatat e IT për t'iu përgjigjur kërkesave në ndryshim të shpejtë të biznesit. 

Cfarë është Virtualizimi..?

Virtualizimi është një kombinim i inxhinierisë të hardware dhe software që krijon Makina Virtuale (VMs) - një abstraksion i pajisjeve kompjuterike që lejon një makinë të vetme për të vepruar sikur të jetë shumë makina njëherësh.

Makinë e PaVirtualizuar: një OS i vetëm përdor të gjitha burimet Hardware në dispozicion.
Makinë e Virtualizuar: OS të shumëfishta, secili funksionon në makinën e tij virtuale, ndajnë burimet e Hardware në dispozicion.

Virtualizimi mundëson sisteme të shumëmfishta të funksionojnë në të njëjtën platforme Hardware.

Avantazhet e përdorimit të Virtualizimit
Në ditët e sotme IT duhet të jetë në vëzhgim për teknologjitë më të fundit që lejojne bizneset të punojnë më pak burime në dispozicion, duke siguruar infrastrukturën për të plotësuar nevojat aktuale dhe kërkesat e klientëve në të ardhme.

   1.       Konsolidimi i Server
Nuk është e pazakontë të arkivohen 10 makina virtuale në 1 makinë fizike të konsoliduar. Kjo do të thotë se 10 server aplikacionesh mund të veprojnë në 1 makinë të vetme e cila do kishte kërkuar po aq kompjutera fizikë për të siguruar  parametrat teknike  dhe sistemin e operimit të punonin njësoj.
Shfrytëzimi i server është i optimizuar dhe Aplikacionet e vjetra mund të vazhdojnë të qëndrojnë me konfigurimet e OS të vjetër ndërkohë që Aplikacionet e reja veprojnë në Makina Virtuale (VMs) në platforma të përditësuara.

    2.       Testim dhe Zhvillim
Përdorimi i Makinave Virtuale mundëson instalime të shpejta për sisteme të shumëfishta.
Rëniet e sistemit të cilat kërkojnë orë të tëra për riinstalim tashmë i duhen vëtem disa momente duke kopjuar imazhe virtuale identike.
Mundësia për të testuar përmirësimet e aplikacioneve dhe kalimin e tyre në aplikacionet reale mund të kryhet në sisteme të ndryshme virtuale dhe mbi të njëjtën makinë.

    3.       Dynamic Load Balancing and Disaster Recovery 
Duke qënë se Ngarkesa e server varion, virtualizimi siguron aftësinë e makinave virtuale që mbingarkojnë burimet e serverit të spostohen tek ato te nënngarkuara.
Kjo aftësi dinamike e balancimit të ngarkesës mundëson përdorim efikas të burimeve të server.
Disaster Recovery është komponent kritik  për   IT, rënia  e një sistemi mund të shkaktoje humbje ekonomike  dhe jo vetëm. Topologjia e Virtualizimit mundëson një imazh virtual në një makinë të riinstalohet menjëherë në një tjetër server nëse ndodh një dëmtim fizik i një makine.

    4.       Desktop Virtuale
Aktivizimi i disa makinave virtuale që veprojnë mbi të njëjtin server jep mundësinë e instalimit të sistemeve operative të ndyshme duke reduktuar shpenzimet hardware në rast se do të përdorej një makinë për cdo sistem operativ.
Në këtë mënyrë kemi mundësinë e përdorimit njëkohësisht  të desktop paralele të ndryshme.

    5.       Besueshmëria dhe Siguria e Sistemit
Virtualizimi i sistemeve ndihmon në parandalimin  e rënies së sistemit e shkaktuar nga korruptimi i memories nga software si udhëzuesit (drivers) e pajisjeve . Arkitektura e tij mundëson metoda për kontroll më të mirë të pajisjeve duke përcaktuar akitekturën për DMA të ndërpresë riadresimin për të siguruar përmirësimin e izolimit të burimeve I/O për besueshmëri, siguri e disponueshmëri më të madhe.

Industria do vazhdojë të adoptojë Virtualizimin për shumë arsye, disa servera joefikase mund të zëvendësohen me më pak makina të virtualizuara, maksimizohet përdorimi i burimeve të kompjuter ndërsa minimizohen kostot e larta të shkaktuara nga menaxhimi, kosumi i energjisë, mirëmbajtja e hapësira fizike. Aplikacionet mund të testohen të izoluar në particione virtuale të ndara e të padëmshme.