GPS Tracking Service

Pse të përdorësh GPS Tracking ?

GPS (Global Positioning Systems) Tracking janë zgjidhje ideale për bizneset dhe menaxherët për shkak të aftësive Hardware dhe Software të tyre.
Implementimi i GPS në ndjekjen e automjeteve është mbresëlënës. Një biznes mund të përmirësojë sigurinë dhe monitorimin e mjeteve dhe punonjësve.
GPS Tracking përdoret nga shumë biznese të profileve të ndryshme, si ato të shërbimit, shpërndarjes, transportit etj.
Arsyet pse duhet të përdorni GPS Tracking , avantazhet e përdorimit të tij dhe përfitimet e biznesit tuaj nga ky shërbim i gjeni më poshtë:

·         Reduktimi i konsumit të karburantit
Kompanitë munden të monitorojnë konsumin aktual të karburantit ndryshe nga ajo që raportohet nga ana e punonjësve. Njëkohësisht shmangni kostot shtesë në karburant nëse instalohen Sisteme Navigimi të cilat orientojnë drejtuesit e mjeteve mbi itenerarin e paracaktuar që duhet të ndjekin.
Sistemet e Navigimit reduktojnë kostot e punës si  karburantin dhe kohën e shpenzuar.

·         Rritja e produktivitetit
Nëse një punonjës e di se po monitorohet kjo do të reflektohet duke mos u përdorur mjeti për përdorim personal, reduktim të mëtejshëm të karburantit dhe amortizim më të ulët të mjetit.

·         Siguri ndaj vjedhjes
Reziku ndaj vjedhjes së mjeteve shqetëson cdo biznes. Ky sistem siguron mjetet tuaja të gjurmohen, lokalizohen dhe ndiqen online mbi itenerarin e ndjekur dhe vendodhjen.

·         Komunikim Remote
Në rast të avarive të ndyshme me mjetin e tij drejtuesi mund të lëshojë një sinjal SOS kundrejt qendrës së monitorimit ose menaxherit i cili do të njoftohet me një e-mail, sms.
Nëse dikush është larguar me një mjet në mënyrë të paautorizuar, menaxheri mundet të fikë mjetin nga qendra duke bllokuar drejtuesin e mos e lejuar të largohet.

·         Monitorimi i difekteve të dedektuara dhe menaxhim të  automjetit
Po nëpërmjet këtij sistemi mundësohet informacioni i difekteve apo avarive (elektrike dhe elektronike të konstatuara nga sistemi i brendshëm ) të pësuara tek mjeti.
Në këtë mënyrë keni mundësinë të informoheni në kohë e të kujdesni për riparimin e tyre.

·         Ndjekje e fshehtë e mjetit dhe punonjësit
Instalimi i pajisjes kryhet nga ana jonë në mënyrë diskrete në mënyrë që përdoruesi apo drejtuesi i mjetit të mos e kuptojë se po monitorohet.
Shumë biznese për arsye të brendshme të tyre preferojnë që instalimi i këtij sistemi të jetë diskret dhe i palajmëruar tek drejtuesit.

Bizneset dhe menaxherët e kanë të lehtë për të monitoruar dhe ndjekur flotën e tyre nëpërmjet Programit Online të Monitorimit.
Prej Kompjuterit, Laptop, PAD, Smartphone tuaj mund të vëzhgoni, ndiqni, raportoheni në cast.
Avantazhet e përdorimit të tij rritin besueshmërinë dhe sigurinë ndaj biznesit tuaj.

·         Vendodhja e momentit e mjetit
Nëpërmjet këtij sistemi biznesi ose menaxheri kupton nëse mjeti ndodhet në një klient të autorizuar ose jo, është duke kaluar në një itenerar të autorizuar prej tij ose jo.
Gjithashtu mund të ketë informacion nëse mjeti (punonjësi) ka vonesa apo jo drejt destinacionit tjetër.

·         Lokalizimi i flotës së mjeteve
Sistemi i monitorimit dhe menaxhimit ofron raporte imediate të vendodhjes së gjithë mjeteve në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë keni informacion të përditësuar mbi situatën e flotës tuaj të mjeteve. Jep mundësinë për të vëzhguar itenerarin e ndjekur më parë apo atë që po ndiqet prej tyre .

·         Geofence
Përdorimi i hartave të sakta mundëson raportimin nga vetë sistemi kur një mjet është afruar, ndaluar, shkelur një zonë të përcaktuar nga menaxheri si e lejuar apo e ndaluar. Cdo informacion rregjistrohet në formën e një alarmi të dukshëm mbi hartë.

·         Raporte dhe Alarme të Shpejtësisë dhe Ndalesave
Nëpërmjet programit të menaxhimit të këtij sistemi egziston mundësia të gjenerojmë raporte mbi shpejtësinë e ndjekur nga drejtuesi i mjetit dhe tejkalimet e saj të shënuara dukshëm në hartë në formën e alarmit.
Po njësoj ndodh edhe me ndalesat e kryera nga mjeti. Cdo ndalesë shënohet me një alarm të dukshëm në hartë duke mundësuar menaxherin të kuptojë nëpërmjet tyre dhe raportit nëse mjeti ka kryer një ndalesë të autorizuar dhe kohën e kaluar ndaluar.

·         Raporte të ndryshme sipas periudhave dhe mjeteve
Përvec raporteve më të përdorshme si ato të shpejtësisë dhe ndalesave sistemi ofron edhe shumë raporte të tjera të gjeneruara prej tij të cilat ndihmojnë në menaxhimin e biznesit, ulur kostot, rritur sigurinë.

Këto raporte lidhen me Kilometrat e përshkuar, Itenerarin e ndjekur, Karburantin e konsumuar etj.
Këto raporte janë të ndara sipas mjeteve, periudhave kohore etj. Keto raporte mund të personalizohen sipas dëshirës dhe kërkesës së klientit.
Gjithë ky informacion mbahet i sigurtë në databazen e sistemit tonë dhe është i disponueshëm për një përiudhe të gjatë kohe ku biznesi mund ti kthehet dhe kontrolloje online sipas dëshirës.