Lajme

Google Maps lehtëson edhe më shumë përdorimin e hartave

Nganjëherë orientimi në Google Maps, mund të jetë i komplikuar dhe kthimi për në shtëpi të jetë një aventurë e pakëndshme.

Mirëpo, inxhinierët pas këtyre hartave, punojnë gjatë tërë kohës, për ta lehtësuar edhe më shumë përdorimin dhe të japin rezultate sa më të mira në orientim, transmeton Telegrafi.

Krahas rrugëve dhe autostradave, tani ofrohen edhe njoftime për ndarjen e përbashkët të udhëtimit me dikë, si shërbimi Uber apo Lyft. Shfrytëzuesve, iu ofrohen edhe mundësit e kalimeve transite, si dhe bëhet e ditur se në cilat rrugë ka më shumë trafik.

“Mixed Modes” është opsioni më i ri për Android dhe iOS, për udhëtime të kombinuara, me veturë dhe biçikletë. Ky opsion tregon për shtigjet e çiklizmit, si dhe rrugët dytësore, në të cilat mund të kalohet me lehtësi me biçikletë.

Brenda disa javësh, Google Maps do ta lansojë këtë format të ri, në 30 shtete të ndryshme, në mesin e të cilave edhe në Shqipëri.

BURIMI I INFORMACIONIT: Telegrafi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *