Bitdefender Sys. Integrator

Tashmë në  treg si System Integrator të produktit të vitit dhe partner i Distributorit në Shqipëri për BITDEFENDER, ju ofrojmë zgjidhet e shumta për sigurinë e sistemeve dhe të dhënave tuaja personale.

 Bitdefender Cloud Security for Endpoints

 Ofron numrin NJË në renditje për sigurinë e teknologjisë, menaxhim i centralizuar i mbrojtjes  për laptop, desktop dhe servera, pa nevojën e zgjidhjeve tradicionale “on-site”.
Cloud Security for Endpoints mbron sistemet kompjuterike nëpërmjet kontrollit të centralizuar dhe shfaqjen në kohë reale të statusit të sigurisë mbi periferikët, kjo pa kërkuar prezencën në vend të personelit IT pasi menaxhohet nëpërmjet Panelit të Menaxhimit të Bitdefender.
“Implementimi i teknologjive Cloud Solution është  ardhmja e sistemeve kompjuterike  të centralizuara e të sigurta.
Ky lloj sistemi zëvendëson sistemet tradicionale të AntiVirus Servers për centralizimin dhe menaxhimin e tyre brenda rrjetit.”

Arkitektuara e ndërtuar shërbimi i mbrojtjes “Cloud Security  for Endpoint”

 Colud Security for Endpoints ofron sisteme të mbrojtjes kundër një game të gjerë kërcënimesh nëpërmjet moduleve të mëposhme:
1.  Anti Malware
2.  Antiphishing
3.  Firewall dhe zbulim i ndërhyrjeve
4.  Mbrojtja e të dhënave
5. Kontrolli i përmbajtjes

       1.      Antimalware.
       Teknologjia e skanimit të antimalware mbështetet me mbrojtjen mbi 3 shtresa:
       1.  Signature Database
       2.  B-HAVE
       3.  Active Virus Control
       Ky sistem siguron mbrojtje ndaj disa tipe malware si Viruse, Worms, Trojans, Spyware, Adware, Keyloggers, Rootkits.

       2.      Antiphishing.
       Ky modul ofron paralajmërim dhe mbrojtje kundër website të rreme , falsifikuara si dhe kundër mashtrimeve në internet.

 3.    Firewall dhe zbulim i ndërhyrjeve në sistem.
        Ky modul kryen mbrojtje ndaj kërcënimeve në rrjet.
        Firewall  kontrollon aksesin  e aplikacioneve mbi  shërbimet dhe resurset në rrjet e internet.
        Sistemi i Zbulimit të Ndërhyrjeve mbron sistemin prej veprimeve specifike keqdashëse.

 

       4.   Mbrojtja  e të dhënave.
       Ky modul parandalon përdoruesit nga zbulimi jo i vullnetshëm i informacionit konfidencial nga skanimi i email të dërguara dhe trafiku në web duke bllokuar dërgimin vargjeve tekst të paracaktuara .
       Këto vargje tekst mund të përfshijnë të dhëna konfidenciale si emra llogarish, kontakte etj.

  5.   Kontrolli i Përmbajtjes.
        
Ky modul i kufizon aksesin në internet ose të programeve të caktuara përdoruesve bazuar edhe në orare të përcatuara.
         Bllokim të website të padëshiruara  (www.facebook.com / www.youtube.com )
         Bllokim të website me përmbajtje të padëshiruar ( porn, download etj)
         Bllokim të përdorimit të programeve edhe pse mund të jenë të instaluara.

Nëpërmjet  “Colud Security for Endpoints Console” mund të kryhen një sërë detyrash e konfigurimesh të rëndesishme si:

a.     Deployment – Shpërndarja
Insalimi i tij mund të kryhet Lokalisht ose nga Distanca.
“Instalimi i kompjuter të tjerë mund të kryhet nëpërmjet shpërndarjes nga 1 kompjuter i instaluar brenda rrjetit.
Shpërndarja e Update mund të kryhet nga 1 kompjuter i instaluar brenda rrjetit duke ulur ndjeshëm konsumin e bandwidth të internet.”

b.      Endpoint Management  - Menaxhimi i Endpoint
Menaxhimi i Endpoint mund të kryhet në mënyrë individuale ose si pjesë e një grupi. Nëpërmjet grupeve mund të aplikohen të njëjtat kërkesa të sigurisë në shumë kompjutera.

 “Mund të kryhet manaxhim në mënyrë të centralizuar  për update, politikat e sigurisë, skanimet e programuara etj.
Console  e menaxhimit mund të përdoret dhe të kryhen konfigurimet  nga kudo,  pavarsisht vendodhjes tonë.
Të gjithë periferikët (laptop, desktop, server)  mund të kontrollohen, konfigurohen, menaxhohen pavarsisht vendit ku ndodhen apo janë instaluar.
Kompania e cila përdor këtë shërbim mund të ketë akses nëpërmjet një llogarie vetijake (user account) për të kontrolluar periferikët dhe raportet e saj.”

c.       Security Policies  - Politikat e Sigurisë

Në “Cloud Security for Endpoints”, parametrat e sigurisë menaxhohen gjithmonë si një grup, nëpërmjet politikave të sigurisë. Politika e sigurisë është një konfigurim i cili përfshin një grup vlerash specifike për:
-   Ndërfaqen e parametrave të Endpoint si : dukshmërinë, statusin e alertit dhe informacionin e mbështetjes teknike.
-    Konfigurimet kryesore si: raportimin, mbrojtje të fjalëkalimeve, përditësimin
-    Parametrat e sigurisë: antimalware, firewall, modulet e kontrollit

d.      Scan Tasks – Skanimi sipas detyrave të paracaktuara

Skanimi manual mund të kryhet nëpërmjet “Cloud Security Console” , njëkohesisht nëpërmjet saj mund të konfigurohen skanime periodike në mënyrë automatike mbi komjuterat e dëshiruar.

  e.    Reports – Raportet
         Raportet ofrojnë prezantime grafike dhe lista mbi sigurinë e të dhënave të disa kompjuerave , një grupi prej tyre apo për një kompani. Mbulimi i këtyre të dhënave përfshin: Statusin  e përditësimit, statusin e mbrojtjes, statuin e licenses, aktivitetin e rrjetit, aktivitetin malware etj.

“Sistemi vetë lajmëron nëpërmjet email për rastet kritike të virusimit të një kompjuteri pjestar të një grupi, kompanie etj duke rritur vigjilencën dhe ulur kohën  e reagimit”.