Për çfarë jeni duke kërkuar?

Gjeni përgjigjet dhe zgjidhjet për çështjet më të zakonshme në fushën e IT-së. Nëse nuk po e gjeni atë që po kërkoni, na kontaktoni dhe do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë.
Ju lutemi kontaktoni zyrat tona në +355-69-209-2227 ose na dërgoni email me pyetjen tuaj

Tetë pyetjet të bëra më shpesh

A ja vlejnë antiviruset falas?

Së pari dhe më e rëndësishmja, ju kurrë nuk duhet ta keni kompjuterin tuaj pa antivirus. Një antivirus falas ka shkallë shumë të ulët zbulimi. Na telefononi dhe ne me kenaqësi do t’ju informojmë për programet më të fundit të sigurisë, të cilat ju rekomandojmë dhe ju shesim të gjithë klientëve tanë për mbrojten ndaj Spyware, Malware dhe viruseve të tjera.

Çfarë janë saktësisht shërbimet e menaxhueshme të IT-së?

E thënë thjesht, shërbimet e menaxhueshme të IT-së nga iTEAM do të thotë që ne të kujdesemi për të gjitha kërkesat tuaja në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Ne menaxhojmë të gjitha pajisjet dhe programet tuaja, ofrojmë instalime, mbështetje teknike si dhe plotësojmë nevojën tuaj për personel në IT. Do të thotë gjithashtu që skuadra iTEAM vepron si konsulencë dhe mbështetje, duke siguruar mirëmbajtjen e planifikuar dhe përditesimin e sistemeve tuaja, së bashku me ndihmën e menjëhershme për të mbajtur biznesin tuaj aktiv dhe në funksionalitet të plotë.

Çfarë është ruajtja e të dhënave në Cloud?

Rujtja e të dhënave në Cloud e njohur ndryshe si ruajtja online e të dhënave është procesi ku të dhënat transferohen dhe ruhen në çdo moment në një server tjetër jashtë kompanisë tuaj. Serveri është i vendosur në një qendër të sigurt të të dhënave në një kompani që ofron këtë shërbim (psh. Microsoft). Ruajtja e të dhënave në Cloud zëvendëson nevojën që dikush të bëjë backup të të dhënave në çdo moment. Është më e sigurt, e besueshme dhe më e lehtë për t’u menaxhuar si dhe monitoruar.

Për sa kohë zgjat një kontratë për shërbimet IT?

Kontratat e Shërbimeve të IT të menaxhuara ndryshojnë sipas klientit. Disa klientë kërkojnë mbështetje muaj për muaj dhe faturohen për shërbimin që ata marrin nga ne, ndërsa të tjerë kërkojnë një kontratë disa-vjeçare me kosto fikse çdo muaj.

Çfarë duhet të bëj përpara se të kërkoj ndihmë?

Nëse është e mundur, shkruani çdo informacion në lidhje me problemin  dhe mund ti bëni nje screen-shot problemit të shfaqur. Tjetra, përpiquni të rishikoni problemin. Shpesh herë, në zgjidhjen e problemit ndihmon mbyllja e programit dhe ristartimi i kompjuterit për të rifreskuar sistemin, dhe ndoshta zgjidhjen e problemit.

Cila është kostoja e shërbimeve IT të menaxhueshme?

Modeli ynë i shërbimit përdor një tarifë fikse mujore, e cila bazohet në madhësinë dhe kompleksitetin e rrjetit tuaj kompjuterik. Pasi të kontraktoheni, shërbimet tona IT do të mbulojnë mirëmbajtjen dhe mbështetjen për çdo komponent të rrjetit tuaj, duke ju siguruar qetësinë dhe mundësinë për të parashikuar me saktësi kostot e mirëmbajtjes.

Po sikur të kemi tashmë një departament të brendshëm IT?

Nuk ka problem! Ne ofrojmë zgjidhje të shkallëzuara që mund të përshtaten për të përmbushur specifikat tuaja. Pavarësisht nëse keni nevojë për një paketë të plotë të shërbimeve IT dhe këshillimit, zgjidhje sigurie ose mbështetje për shërbimet tuaja, iTEAM e bën të thjeshtë me një plan shërbimi me norma të sheshta të përballueshme dhe të personalizuara.

Cilat sisteme suportoni ?

Ne krenohemi me faktin se jemi “gjithëpërfshirës”: nëse përdorni Google Apps ose Office365, Windows ose Mac, Android ose iOS, ne do të mbështetim ekipin tuaj. Dëshironi të instaloni një server në vend ose  virtualisht? Ne do t’ju mbështetim. Dëshironi të kaloni nga një ekosistem në tjetrin? Ne do të jemi atje për ju.

Nuk po e gjeni përgjigjen tuaj? Kërkoni ndihmën tonë.