Lajme

Microsoft përditëson aplikacionin HoloLens 2 me sistemin operativ Windows 11

Microsoft gradualisht do të bëjë shtytje për një përditësim pa para të pajisjes së realitetit të miksuar HoloLens 2.

Përditësimi do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme të platformës, përditësime mujore të shërbimit të sigurisë dhe perfomancë të optimizuar.Në mesin e veçorive të reja janë mjetet e zhvilluesve sikurse Microsoft Edge WebView2, në dispozicion për parashikim për HoloLens 2 – ai u jep zhvilluesve mundësinë për të futur HTML, CSS dhe JavaScript në aplikacionet origjinale në kufje, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Një tjetër shtesë kyçe janë shënimet 3D, duke u dhënë përdoruesve mundësinë për të shënuar çdo gjë rreth tyre, qoftë në një sipërfaqe apo objekt ose kudo në kornizë. Microsoft në HoloLens 2 në mënyrë që bizneset të jenë në gjendje të kontrollojnë se çfarë përmbajtje mund të shfaqet në kufjet me realitet të përzier, ka shtuar edhe “Restricted Mode”.

Tutje Microsoft bënë të ditur se përdoruesit janë të lirë të qëndrojnë në Windows 10, por se nëse ata dëshirojnë që të vazhdojnë tutje me sistemin e ri operativ, ata vetëm duhet të shkojnë tek sektori “Check for Updates” në “Update & Security”.

Burimi: Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

iTeam