Kultura jonë

  • check
    Ne përpiqemi të mbajmë një komunikim të qartë sepse në një botë të rrethuar nga marketingu, e thjeshta fiton.
  • check
    Nuk jemi yje roku, magjistarë ose superheronj. Ne jemi një skuadër me profesionistë kreativ të vendosur për t’ju dhënë më të mirën.
  • check
    Përpara se të bëheni partnerë me një biznes, si fillim duhet të njihni historikun e tij.

Premtimi ynë

  • check
    Ne jemi partneri juaj të cilit mund t’i besoni pa frikë teknologjinë, sistemet dhe të dhënat tuaja konfidenciale.
  • check
    Na konsideroni si ortakun tuaj në biznes i cili i njeh mirë nevojat tuaja të përditshme dhe ndan të njëjtin mendim me ju.
  • check
    Jemi stafi juaj i IT-së, të cilët jemi aty në çdo moment, sa herë ju keni nevojë për ndihmën tonë.

Misioni ynë

Të bëhemi lider në të gjithë rajonin për shërbimet në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Duke u bazuar në teknologjitë dhe kompetencat tona si dhe kërkesat e klientit, i japim vlera bizneseve dhe kompanive. E arrijmë këtë duke u fokusuar në nevojat në zhvillim si dhe përshpejtimit të punës së biznesit apo ndryshimeve teknologjike të vazhdueshme.

Vizioni ynë

Kompania iTEAM do të jetë zgjedhja e parë në sektorin e teknologjisë e cila siguron shërbime IT dhe shërbime komunikimi për bizneset në të gjithë rajonin.

Bëhemi pjesë e pandashme për suksesin e klientëve tanë, duke bashkëpunuar me ta për të arritur objektivat e tyre strategjike, ndërkohë që krijojmë lidhje afatgjata të vlefshme duke menaxhuar teknologjitë e tyre.

Skuadra jonë me specialiste të talentuar, të motivuar dhe me eksperiencë në industrinë e shërbimeve informatike njihen si më të mirët në fushën e tyre. Suksesi ynë i vazhdueshëm udhëhiqet nga njerëzit që formojnë kompaninë iTEAM.

Vlerat tona

Vlerat tona janë parimet që na udhëheqin që kur iTEAM u krijua dhe çdo ditë që përpiqemi të kryejmë detyrat e përditshme të biznesit.

Vlerat na përforcojnë pikpamjen tonë për botën ndërkohë që i japim formë së ardhmes. Ato ndikojnë në mënyrën si e trajtojmë njëri-tjetrin. Ato janë:

  • flag-2979_1fd1d414-4b4f-4887-a94a-493ba8e0b0c7
    Përkushtim

    Ji i përgjegjshëm, puno me të tjerët si një skuadër dhe komuniko qartë.

  • messaging-app-4876_473fc710-9ecc-4785-9e78-8c9f00ae9498
    Inovacion

    Mendo përtej limiteve, sfido në mënyrë konstruktive dhe vepro përpara se ta bëjnë të tjerët.

  • social-2938_fff97109-ad35-4b96-af03-fd13fcf18447
    Komunitet

    Krijo vazhdimisht një vend pozitiv për të punuar duke mbështetur iniciativat me vend.

  • stars-3001_763de5f8-eede-4760-8629-dacce602e16f
    Saktësi

    Gjithmonë jep cilësinë më të mirë, përmbush detyrat dhe përmirësohu vazhdimisht.