Google, Microsoft dhe Meta kanë bashkuar zyrtarisht forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux.
Treshja planifikon të “zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve”, transmeton Telegrafi.
Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve u themelua nga Google në vitin 2019 për të garantuar sigurinë e Google Play Store dhe ekosistemit të aplikacioneve Android, dhe qëllimi i aleancës ishte zbulimi dhe parandalimi i ‘malware’.
Aleanca zgjeroi fushëveprimin e saj në 2022, duke u fokusuar në standardet e sigurisë së aplikacioneve. Aleanca tani përfshin bashkëpunime në të gjithë industrinë për mbrojtjen nga ‘malware’ dhe vlerësimin e sigurisë për cloud dhe aplikacionet mobile. Aleanca tani ka 17 anëtarë.
Burimi: Telegraf

